Site icon Telegrafi

Ferrari konsideron rikthimin e California T (Foto)

Sergio Marchionne që është një nga drejtuesit më të lartë të kompanisë Ferrari, ka thënë në një konferencë për medie në Geneva Motor Show 2017, se po konsiderohet rikthimi i modelit California T.

Megjithëse nuk ka dhënë ndonjë lajm konkret, ai ka bërë të ditur se prodhuesi italian, dëshiron të jenë në hap me super-makinat e tashme, siç është Aston Martin Vantage, transmeton Telegrafi.

Madje, ai thotë se ka kohë që Ferrari nuk ka lansuar ndonjë makinë të egër, që kohëve të fundit po pëlqehen shumë.

“California ka qenë shumë e kërkuar, por si zakonisht, pas një kohe të caktuar veturat hiqen nga prodhimin. Ndër të gjitha modelet, mund ta veçoj California C që do të pëlqehej ditëve të sotme”, ka thënë Marchione lidhur me rastin.

Njohësit e makinave, thonë se deri në vitin 2020 edhe ka mundësi që të krijohet kjo makinë, pasi gjatë kësaj kohe,  Ferrari nuk do të sjellë makinë tjetër të këtij modeli. /Telegrafi/

Exit mobile version