Gjatë garës në pistën e Monza në Itali, një Ferrari i rrallë është dëmtuar tërësisht dhe nuk mund të ndizej, pasi pësoi aksident.
Megjithëse është shumë i veçantë, modeli FXX Evoluxione është kthyer në metal për skrap, megjithëse shoferi shpëtoi pa asnjë lëndim, transmeton Telegrafi.
Pas minutës së gjashtë në videon e postuar më poshtë, mund të shihni momentin kritik, kur makina e garave doli nga pista e që më pas nuk mundi të ndizej.
Deri atëherë, gjithçka ishte në rregull dhe befasonte me lëvizjen e shpejtë dhe tingullin e mahnitshëm që lëshonte. /Telegrafi/
https://youtu.be/1ngUzIbsuss