Pista e Nurburgringut, ishte hapësira ku u pa duke u testuar
Makina Ferrari FXX K Evo, që zgjati dy vjet për të dalë nga prodhimi më 2015, u shit në vetëm 50 njësi, transmeton Telegrafi.
Ka 1,036 kuaj fuqi, që i merr nga motori me 6.3 litra V12 si dhe sistemi elektrik KERS, ndërsa mund të lëvizë me 350 kilometra në orë. Tani që është jashtë prodhimit, nuk dihet pse është parë duke u testuar sërish në pistë, në Nurrburgring të Gjermanisë.
Reporterët që e kanë parë këtë Ferrari me shtresa kamuflazhi, kanë arritur ta dëgjojnë edhe tingullin e lartë që lëshon, teksa nuk dihet arsyet e futjes së serishme në testim. Në anën tjetër, ka mundësi të jetë ndonjë makinë tjetër, të bazuar në FXX K Evo, që mund të jetë tërësisht elektrik.
Meqenëse LeFerrari dhe FXX K Evo, kanë bërë shumë plane për elektrifikim, mund të jetë duke u testuar ndonjë sistem i qarkullimit hibrid apo makine të elektrifikuar dhe jo makinë e re. /Telegrafi/