Site icon Telegrafi

Ferrari F8 Tributo prezantohet si zëvendësi i 488 GTB (Foto)

Në brendësi, do të ketë motorin që prodhon më shumë energji sa 488 Pista

Gjatë vitit 2015, Ferrari e prezantoi 488 GTB në Geneva Motor Show, si zëvendësin e 458 Italia, transmeton Telegrafi. Pas katër vitesh, prodhuesi italian ka vendosur ta pensionojë modelin 488 GTB, pozitën e së cilit do ta zë F8 Tributo.

Megjithëse lajmi se ky prezantim do të ndodhë në panairin  Gjenevës, nuk del të jetë e vërtetë se F8 Tributo do të jetë një makinë hibride.

“Super-makina më e shpejtë, drithëruese dhe komunikatave” është përshkruar F8 Tributo, që në brendi e ka motorin më të fuqishëm se ai që ndodhet te 488 Pista.

Derisa te kjo makinë është motori me 720 kuaj fuqi, në F8 Tributo ka edhe 50 njësi më shumë.

Në këtë formë, shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për 2.9 sekonda.

Me 340 kilometra në orë, F8 Tributo ia kalon shpejtësisë maksimale të 488 Pista për 10 kilometra në orë. /Telegrafi/

Exit mobile version