Site icon Telegrafi

Ferrari F1 i Michael Schumacher tani mund të bëhet i juaji

Mundësia për të blerë një Formula 1 nuk vjen aq shpesh.

Tani keni mundësinë të vendosni një shembull shumë të veçantë në garazhin tuaj.

Kjo pasi ankandi RM Sotheby’s po shet një nga veturat më të suksesshme të garave, Ferrari F1 të Michael Schumacher, një model 248 i vitit 2006.

Me këtë veturë, Schumacher fitoi Çmimin e Madh të SHBA-së, Evropës dhe Gjermanisë, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, 248 fuqizohet nga një motor 2.4 litërsh me 730 kuaj fuqi.

Pronari aktual e bleu veturën nga Ferrari në dhjetor të vitit 2007.

RM nuk rendit një çmim të vlerësuar të shitjes, megjithëse është i disponueshëm sipas kërkesës.

Ofertimi nis më 14 nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version