Site icon Telegrafi

Ferrari Daytona SP3 përzgjidhet si super-vetura më e bukur e vitit

Festival Automobile Internacional nga viti 1987 ndanë çmimin e “projektit automobilistik më të bukur dhe modern të vitit” në kategori të ndryshme, e më prestigjiozi kësaj radhe i takoi Ferrari.

Fjala është për modelin Ferrari Dayton SP3 që u shpall super-vetura më e bukur e vitit. Rregullat kërkojnë që kandidatët në kategoritë e tyre duhet të jenë më të shtrenjtë se 60 mijë euro, e SP3 me këtë “çështje” nuk ka ndonjë problem.

Shefi i dizajnit të Ferrari, Flavio Manzoni, gjithashtu mori çmim për ndikimin e tij në punën kreative në sektorin e automobilizmit, transmeton Telegrafi.

“Këto dy çmime janë dëshmi e pakontestueshme për nivelin e cilësisë që e ka arritur Ferrari Styling Center, dhe që e kam privilegjin ta menaxhoj. Gjithashtu është dëshmi e hulumtimit të sofistikuar në projektin e Ferrari Daytona SP3.

Në kategorinë e hiper-veturave më të bukura, çmimi i takoi Peugeot me modelin 9X8, që do të debutojë në FIA World Endurance Championship (ËEC) gjatë këtij viti.

E pavarësisht pamjes agresive dhe njëherit elegante, 9X8 mbetet besnike dizajnit të këtij brendi – duke falënderuar të gjithë për detajet e punuara me finesë.

E kompania simotër e Peugeot DS ka fituar çmimin në kategorinë e veturave më të bukura që janë më të lira se 60 mijë euro, e DS4 është përzgjedhur si crossoveri premium. DS pothuajse çdo vit fiton çmim për bukurinë e veturave të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version