Site icon Telegrafi

Ferrari California T, me ndryshime të mahnitshme nga Novitec Rosso (Foto)

Specialistët e renovimit nga Novitec Rosso, kanë bërë ndryshime në modelit edhe ashtu të mrekullueshëm California T, duke e kthyer në diçka më të “egër”.

Makinës me dy ulëse i është zgjeruar trupi, ndërsa është ulur më poshtë.

Kjo super-makinë me pjesë të jashtme nga fibrat e karbonit, lëvizë me motor 3.8-litra turbo-dyshe V8, që arrin shpejtësinë deri në 325 km/h, transmeton Telegrafi.

Për 3.2-sekonda, kjo makina ka mundësi ta ngre shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë.

Në pjesën e përparme është krijuar një fryrje, pjesët e pasme kanë linja të veçanta që e rrisin aerodinamikën, ndërsa për shpejtësi më të lartë, kontribuojnë rrotat 22-inch nga Pirrelli. /Telegrafi/

Exit mobile version