Site icon Telegrafi

Ferrari bëhet për skrap, por shoferi shpëton mrekullisht (Foto)

Rastet e përplasjeve të super-veturave, zakonisht janë fatale për shoferët apo udhëtarët, por ky ngasës ishte me shumë fat.

Për shkak të rrugës me ujë dhe shpejtësisë së lartë të makinës, drejtuesi e ka humbur kontrollin dhe ka bërë një kthesë, duke u ndeshur për një dru.

Ngjarja që ka ndodhur në Kinë, ka bërë që pjesa e përparme të shkapet nga vetura, ndërsa të shkaktohen edhe dëmtime shumë të mëdha, transmeton Telegrafi.

Megjithëse Ferrari 458 duket se është bërë për metal skrapi, ekspertët po mendojnë se mund të riparohet dhe të vihet sërish në përdorim.

Sidoqoftë, me rëndësi është se shoferi ka shpëtuar gjallë dhe nuk vuan nga ndonjë lëndim i rëndë apo i rrezikshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version