Modeli Spider më i fuqishëm deri më tani
Para tri vitesh, Spider u prezantua në Frankfurt Motor Show dhe habiti të gjithë me mundësinë prej 670 fuqive, transmeton Telegrafi. Të gjithë prisnin që Ferrari, të ketë punuar edhe më tutje në këtë drejtim, për ta bërë edhe më fuqishëm.
Pa lënë anash integrimin e motorit, Ferrari ka bërë edhe punime tjera, që 488 Pista Spider të jetë edhe më i avancuar. Modeli i ri që u prezantua në Paris Motor Show 2018, e shfaqë atë pa tavan, hapje të mëdha aerodinamike, si dhe motor që prodhon 50 njësi më shumë se paraardhësi.
Në fakt, ky V8 është më i fuqishmi që Ferrari e ka futur në prodhimin serik. Por, nuk është vetëm ky segment që është pëlqyer prej ekspertëve të panairit të Parisit.
Detaje e brendshme si ftohësit më të mëdhenj, pastruesit e gazrave të motorit, si dhe sensorët që reagojnë gjatë lëvizjeve jo të duhura, janë disa prej elementeve që u vlerësuan më së shumti.
Numri i madh i ndryshimeve si transmisioni, frenat dhe njësitë e kontrollit elektrike, e bëjnë këtë Ferrari 488 Pista Spider, si një ndër më të veçantit që del nga prodhimi në Maranello të Italisë. /Telegrafi/