Telegrafi

Ferrari 488 GTB, me 735 kuajfuqi

Kompania Wheelsandmore ka publikuar fotografitë me të cilat tregon se si do të duket versioni i tyre i modifikuar i modelit Ferrari 488 GTB.

Kjo paketë e kësaj kompanie quhet “Ferrari 488 GTB Settecento-Trenta by Wheelsandmore”.

Ndër të tjera, në këtë projekt do të hyjnë edhe seti i ri i rrotave Fiwe me ngjyrë të zezë mat dhe me diametër prej 21-inç (9.0×21 të përparme me goma Hankook 245/30/21 dhe 12.5×21 të prapme me goma 345/25/21, si dhe dy pakoja për përforcimin e motorit V8 të këtij modeli, transmeton Koha.net.

Pakoja e parë për përforcimin e motorit, me emrin “Stage 1”, përfshin përforcimin për 50 kuajfuqi (do të thotë në 720 kuajfuqi), ndërsa paketa e dytë, me emrin “Stage 2”, përfshin përforcimin në 735 kuajfuqi (15 kuajfuqi më shumë se pakoja e parë).