Super-vetura e prodhuar në Itali, ka kaluar nëpër duart e dizajnerëve dhe ekspertëve të kompanisë Novitec Rosso në Gjermani, duke pësuar disa ndryshime.
Sikur mos të mjaftonte madhështia e 458 Speciale, këtij modeli i janë bërë edhe disa prekje në pjesën e jashtme nga metali që nuk lë njolla, e që është shumë i lehtë, transmeton Telegrafi.
Kjo veturë me V8, ka pësuar ndryshme edhe në pjesën e enterierit, ku është rritur luksi dhe komoditeti.
Në videon e postuar, mund ta shihni këtë veturë në aksion dhe të dëgjoni zhurmën e mprehtë që lëshon kur është në lëvizje. /Telegrafi/