Site icon Telegrafi

Ferrari 458 Italia, i modifikuar si ‘zebër’ (Foto)

Prodhuesi italian po bashkëpunon me kompaninë Tire Stickers, për të prodhuar vetura të veçanta, që do të jenë unike dhe të vetmet nga lloji tyre.

Për fillim është punuar në modelin 458 Italia, pjesa e jashtme e së cilit është lyer bardhezi, në format që imiton larat e zebrës, transmeton Telegrafi.

Vetura e dizajnuar nga Damon Fryer, do të lansohet në qershor, ndërsa pas çdo muaji do të ketë nga një veturë unike.

Shikoni fotografitë e publikuara, për detaje tjera të pjesës së jashtme të modelit ‘Zebra’ nga Ferrari. /Telegrafi/

Exit mobile version