Një veturë Ferrari 400i i prodhuar në vitin 1981 dhe që u shndërrua në limuzinë, është shitur për 52.800 dollarë.
Limuzina është në gjendje të mirë teknike dhe pronari i ri e bleu në ankandin e shtëpisë Barret-Jackson, por nuk ka shumë informacione për këtë mjet, transmeton Telegrafi.
Ajo çfarë dihet është se ka më pak se 24 mijë kilometra të kaluara, dhe e vë në lëvizje motori 4,8 litra V12 që prodhon 400 kuaj-fuqi. Aty është edhe ndërruesi automatik.
E pasi që është zgjatur kjo veturë me katër ulëse, është veshur e tëra më lëkurë dhe brenda saj ka frigorifer dhe televizor.
Karroceria është e lyer me ngjyrë të bardhë kurse kulmi me të zezë. /Telegrafi/