Telegrafi

Ferrari 330 GTC është rikthyer në perfeksion

Pas tre vitesh restaurim, punë të palodhur dhe vëmendje ndaj çdo detaji, Ferrari 330 GTC është restauruar dhe sjellë në perfeksion.

Në rastin e kësaj makine, fjalë për fjalë çdo pjesë u restaurua pasi vetura u shkëput fjalë për fjalë deri në vidën e fundit.

Bell Sport&Classic padyshim bëri një punë fantastike, shkruajnë mediat e huaja.

Pas heqjes së plotë të pjesës së brendshme, u shpenzua vetëm një muaj për të hequr pezullimin.

Ferrari 330 GTC fuqizohet nga një motor Colombo V12 që zhvillon 300 kuaj/fuqi.

Shikoni si duket vetura pas tre vitesh restaurim në galeri. /Telegrafi/