Ky është modeli më i shtrenjtë në historinë e Ferrarit
Shumë i dëshiruari 250 GTO, bëhet makina që është shitur më së shtrenjti ndonjëherë në një ankand, transmeton Telegrafi. Gjatë vitit 2014, një model i njëjtë i prodhuar më 1963 u shit për 38 milionë dollarë, por që tash çmimi është dyfishuar.
Marcel Massini, që merret me historinë e Ferrarit, konsideron se brenda pesë vitesh kjo makinë të shitet për 100 milionë dollarë. Makina me përfundime ngjyrë metalike dhe vijat e flamurit frëng në mes, që ka gjendje shumë të mirë, ka edhe një histori garash. Më 1963 u bë pjesë e La Mans ku fitoi vendin e dytë, ndërsa një vit më vonë përfundoi garën prej dhjetë ditësh në Tour De France.
Që atëherë është hequr prej pistave të garave, po ashtu edhe prej rrugëve, pasi pronarët e ndryshëm që iu ndërruan gjatë historisë e mbajtën si pjesë të koleksioneve në kushte të përkryera.
Njëjtë do të ndodhë edhe në të ardhmen, meqë pronari i tanishëm do ta vë në një koleksion të ekspozuar për publikun dhe Ferrari 250 GTO do të shihet nga të gjithë. /Telegrafi/