Site icon Telegrafi

Ferrarese: Kosova mund të tërheqë më shumë investitorë nga Italia

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami priti sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, Andreas Ferrarese, i cili ka thënë se Kosova ka mjaft parakushte të cilat mund të tërheqin më shumë investitorë nga Italia.

Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin Ferrarese rreth reformave që Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të kushteve të të bërit biznes dhe krijimit të lehtësirave për investime.

Qeveria e vendit, tha ministrja, e ka vendosur si prioritet punën rreth lehtësimit të ambientit biznesor në vend dhe për këtë arsye po punohet me intensitet të lartë.

Ajo theksoi se Kosova paraqet potenciale të konsiderueshme për rritjen e prezencës së investitorëve italianë në vendin tonë.

Exit mobile version