Site icon Telegrafi

Ferran Torres është afër transferimit te Barcelona – situata deri më tani dhe oferta e fundit

Barcelona dhe Manchester City janë bisedime që të gjejnë një marrëveshje për Ferran Torres i cili dëshiron të kalojë në “Camp Nou”.

Të mërkurën, më 22 dhjetor, Blaugrana ngriti ofertën e tyre në 55 milionë euro plus 10 milionë euro shtesë për 21-vjeçarin pasi dy ofertat e tyre të para – prej 45 milionë euro dhe 50 milionë euro – u refuzuan nga City.

Klubi i Ligës Premier i ka thënë Barcelonës se Ferran kushton 70 milionë euro dhe tani ata janë afër kësaj shifre, ofertë që po mendohet në “Etihad”.

Oferta e parë

Barcelona kontaktoi fillimisht me Manchester Cityn disa javë më parë për t’i informuar ata për interesimin e tyre për Ferran, të cilin Xavi Hernandez dëshiron ta sjellë në “Camp Nou”.

Megjithatë, oferta hapëse e klubit katalanas prej 45 milionë eurosh u refuzua menjëherë nga City.

Pep Guardiola ka dhënë dritën jeshile që Ferran të shitet pasi ai nuk është një lojtar i rëndësishëm, por vetëm nëse Man Cityt i merr paratë që dëshiron.

Man City i ka treguar Barcelonës se ata e vlerësojnë spanjollin 70 milionë euro, dhe Blaugranat më pas bën një ofertë prej 50 milionë euro plus shtesa, por edhe kjo u refuzua.

Oferta e fundit

Këtë të mërkurë, Barcelona u rikthye te Manchester City për një ofertë prej 55 milionë euro plus 10 milionë euro shtesë, e cila tani është në shqyrtim nga klubi anglez pasi është afër çmimit të kërkuar.

Marrëveshja nuk është mbyllur ende pasi dy klubet vazhdojnë të negociojnë, me Krishtlindjet që janë caktuar si afat, por tani duket se Ferran po i afrohet gjithnjë e më shumë kthimit në Spanjë dhe bashkimit me Barcelonën./Telegrafi/

Exit mobile version