Real Madridi po planifikon që t’i bëjë disa transferime qysh në afatin kalimtar të janarit.
Los Blancos janë të fokusuar në transferimin e disa lojtarëve, në mënyrë që të triumfojnë në La Liga, pasi aty është edhe përqendrimi i tyre më i madh.
Madrilenët do të tentojnë të fitojnë edhe Ligën e Kampionëve, por që liga spanjolle mbetet prioritet i tyre.
Për të fituar trofeun më të çmuar në Spanjë, Reali po mendon që të përforcohet në afatin e dimrit, derisa Ferran Torres është në mesin e shënjestrave kryesore të klubit.
Mesfushori spanjoll ka qenë në radarin e klubit mbretëror që nga mosha 12-vjeçare, por Valencia ka refuzuar deri më tani shitjen e tij.
Klubi spanjoll thuhet se është i gatshëm që ta shesë Torresin në janar, mirëpo kërkon 100 milionë euro për kartonin e tij, aq sa është klauzola e tij.
Valenca thuhet se po tenton që t’i ofrojë kontratë të re mesfushorit, në mënyrë që ta rris edhe më shumë vlerën e tij.
Deri më tani, Torres ka zhvilluar 50 ndeshje në fanellën e ‘Lakuriqëve’, gjersa është vetëm 19-vjeçar.
Mbetet të shihet nëse Real Madridi do të pajtohet të paguajë shumën e 100 milionë eurove apo do të ofrojë ndonjë lojtar si pjesë e marrëveshjes. /Telegrafi/