Telegrafi

Feronikelit i lejohen transferimet, zyrtarizon nëntë futbollistë të ri

Feronikeli ka marrë dritën e gjelbër për të kryer transferime gjatë afatit kalimtar veror.

Edhe pse tanimë afati kalimtar ka përfunduar në Superligën e Kosovës, Nikli ka regjistruar më parë nëntë futbollistë në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ish-kampioni kosovar ka zyrtarizuar nëntë lojtarë të rinj, ku disa prej tyre edhe më parë kanë veshur fanellën e klubit nga Drenasi.

Behar Maliqi është rikthyer në klub, njëjtë si Qemajl Elshani, Berat Ahmeti apo Diar Prokshi.

Azem Bejta ka lënë Drenicën për tu bashkuar me Feronikelin, derisa Dren Gashi është rikthyer në Kosovë pas aventurës te Egnatia në Shqipëri.

Alban Shabani, Endrit Kastrati dhe Drilon Leku janë tre lojtarët e tjerë që do ta bartin fanellën e Feronikelit për edicionin e ri. /Telegrafi/