Feronikeli ka arritur të shënojë fitore në përballje me Vllazninë e Pozharanit si mysafir me rezultat 3-0.
Ndeshja e vlefshme e javës së 11-të në Superligën e Kosovës, mes Feronikelit dhe Vllaznisë u mbyll pothuajse në pjesën e parë.
Mysafirët që nuk kishin fituar në gjashtë ndeshjet e fundit u kthyen të fitorja pasi shënuan dy herë në pjesën e parë.
I pari që gjeti rrugën e golit ishte Mendurim Hoti që shënoi në minutën e 15-të.
Nuk vonoi shumë edhe Mark Milicaj shënoi për 2-0, duke i mbyllur dilemat e kësaj ndeshje.
Pjesa e dytë nuk solli shumë raste dhe Feronikeli arriti ta ruaj fitoren me golin e shënuar në kohën shtesë.
Feronikeli arrin në kuotën e 16 pikëve dhe zë pozitën e tetë, ndërsa Vllaznia mbetet e fundi me vetëm pesë pikë. /Telegrafi/