Feronikeli është duke e vazhduar fazën përgatitore në Ohër, ku po punon dy herë në ditë.
Klubi nga Drenasi do të luajë në eliminatoret për në Ligën e Kampionëve.
Deri më tani ata kanë bërë një përforcime dhe kanë marr dy huazime nga Ballkani.
Jetmir Topalli dhe Arbër Potoku janë bashkuar me klubin si huazim nga Ballkani.
Përforcimi i fundit është mesfushori Argjend Malaj që së fundmi ishte pjesë e Kamzës.
Kampionët e Kosovës e kthyen Malajn nga kampionati shqiptar ku ishte aktivizuar me skuadrat si Skënderbeu, Tirana e Kamza.
Topalli dhe Malaj janë bashkuar me klubi në Ohër, ku po kryhet faza përgatitore. /Telegrafi/