Feronikeli ka ndarë rrugët me trajnerin malazez Dejan Vukicevic, ditë më parë.
Edhe pse pritej që drejtimin e klubit ta merrte ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Telegrafi merr vesh se Feronikelin do ta drejtoj Agim Sopi, ish-ndihmës trajner i Kombëtares së Maqedonisë U-21.
Sopi pjesën më të madhe të karrierës si trajner e ka zhvilluar në Suedi, me skuadrat si Landskrona, Prespa Birlik e Rosengard.
Ai njihet si një trajner mjaftë i zgjuar dhe prezantimi i tij te Feronikeli pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme (e premte).
Sopi do të vijë te Feronikeli me synimin për ta mbrojtur titullin e kampionit.
Kujtojmë që 50-vjeçari është trajneri i tretë që do ta drejtoj Feronikelin këtë edicion, pasi më parë ishin Zekirija Ramadani e Dejan Vukicevic. /Telegrafi/