Feronikeli vazhdon të jetë njëra nga skuadrat më aktive në Kosovë.
Skuadra nga Drenasi ka vazhduar me përforcimin e skuadrës, ku emri i ri është Astrit Fazliu.
Sulmuesi ferizajas është prezantuar në zyrat e klubit nga kryetari i klubit Naser Ramaj.
Fazliu edicionin e fundit ishte pjesë e Dritës nga Gjilani ku i ndihmoi për tu shpallur kampionë të Kosovës.
Gjatë karrierës së tij, sulmuesi këmbëshpejtë ka luajtur edhe për Shkëndijën e Tetovës, Partizanin e Tiranës, Flamurtarin e Vlorës, Prishtinën dhe Ferizajn.
Feronikeli më parë ka transferuar edhe lojtarë me emër si Lapidar Lladrovci, Përparim Islami, Mevlan Zeka, Artur Magani etj.
Nikli u ka vazhduar edhe kontratat lojtarëve kryesor nga edicioni i kaluar ndërsa priten prurje të reja.
Feronikeli me këto përforcime synon rikthimin e titullit të kampionit në Drenas. /Telegrafi/