Feronikeli ka vazhduar me barazime në Superligën e Kosovës, këtë herë ndaj Flamurtarit me rezultat 2-2.
Ishte një ndeshje me raste nga të dy anët, ndërsa goli i parë erdhi në minutën e 20-të.
Ishin mysafirët që shënuan me anë të Mendorim Hotit, ndërsa pas njëzet minutash vendasit barazuan me anë të Blendi Baftiut.
Në minutën e 75-të Flamurtari kërkoi penallti, por kështu nuk mendoi gjyqtari Fatmir Tahiri.
Në minutat vazhdim Feronikeli u hodh me gjithë forcat në sulm, në minutën e 77-të Mendorim Hoti pati rast të mirë. Kurse në minutën e 79-të mysafirët rikthyen epërsinë me anë të Qemail Elshanit
Golin e barazimit e shënoi në minutën e 88-të Emir Rama.
Pas këtij barazimit Feronikeli renditet në pozitën e gjashtë me 12 pikë, kurse Flamurtari në të parafundit (11) me gjashtë pikë.
Ndeshja e ardhshme e Feronikelit është ndaj Lirisë, kurse Flamurtari ndaj Llapit. /Telegrafi/