Telegrafi

Feronikeli u kthehet fitoreve, mposht në shtëpi Flamurtarin

Foto: KF Feronikeli/Facebook

Feronikeli është kthyer tek fitoret, duke fituar ndaj Flamurtarit në ‘Rexhep Rexhepi’ me rezultat 2-1.

Vendasit e nisin shumë mirë takimin duke i radhitur rastet para portës së kuqezinjve.

Por për ta parë golin e parë u desh të pritej minuta e 39-të.

Mendurim Hoti e ka gjetur portën me një gjuajtje, duke e mposhtur Erind Selimajn për 1-0.

Edhe pjesa e dytë nisi njëjtë me Niklin që ishte më insistues.

Ishte përsëri lojtari më i mirë i kësaj skuadre Mendurim Hoti që shënoi në minutën e 50-të.

Ai e pranoi një top nga kastriot Rexha dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 2-0.

Krejt në fund çka bëri Flamurtari ishte një gol i shënuar nga Shend Kelmendi me një aksioni model .

Feronikeli tani ka nëntë pikë, ndërsa Flamurtari mbetet me shtatë pikë. /Telegrafi/