Feronikeli e ka mposhtur me shumë vështirësi Vushtrrinë me rezultat 0-1 në kuadër të javës së 11-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Ndeshja në mes të vushtrriasve dhe drenicasve ishte tejet e tensionuar, derisa goli i fitores u shënua në sekondat e fundit të ndeshjes.
Në këtë takim Vushtrria nuk u drejtua nga trajnerin Antonio Toma, por nga ndihmësi i tij Fitim Llapashtica, pasi sipas informatave jo zyrtare, Toma është shkarkuar nga posti para se të fillonte ndeshja.
Gjatë takimit vendësit kanë protestuar për një penallti dhe mysafirët për një moment kur topi kishte kaluar vijën fatale, mirëpo në të dy rastet gjyqtari kishte heshtur.
Pjesa e dytë kishte një lojë me ritëm edhe më të lartë, derisa kampioni në fuqi ishte më kërkuese.
Ishte minuta e 90+3 kur Besim Bojku e shnëoi golin e fitores, për t’i siguruar skuadrës së tri pikë tejet të rëndësishme.
Pas kësaj xhiroje, Feronikeli gjendet në vendin e pestë me 19 pikë, ndërsa Vushtrria në të fundit me gjashtë sosh. /Telegrafi/