Site icon Telegrafi

Feronikeli triumfon dhe merr kreun

Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli ka arritur një fitore të lehtë në shtëpi.

Skuadra e Arim Tovërlanit ka mposhtur para tifozëve të saj skuadrën e Lirisë nga Prizreni me rezultat 2-0.

Golin e parë ‘Nikli’ e arriti pas 28 minutave lojë, kur super sulmuesi Mark Milicaj realizoi gol të bukur nga goditja e këndit.

Me epërsinë minimale 1-0 përfundoi pjesa e parë në të mirë të vendasve.

Me të filluar pjesa e dytë, Feronikeli arriti ta shënoi golin e qetësisë për 2-0.

Ishte sulmuesi gjakovar, Mevlan Zeka që dyfishoi epërsinë e ‘Niklit’ me golin e tij të shtatë në kampionat dhe të tretin në dy takimet e fundit.

Pas kësaj fitore Feronikeli ndodhet i vetëm në krye me 44 pikë të tubuara tri më shumë se Hajvalia që nesër do të përballet me Drenicën. /Telegrafi/

Exit mobile version