Feronikeli është nikoqir i Llapit në kuadër të xhiros së 27-të në elitën e futbollit kosovar.
Dy skuadrat ende nuk janë të qeta sa i përket mbijetesës dhe kjo e bën këtë sfidë shumë interesante.
Vendasit aktualisht zënë vendin e shtatë në tabelë me 31 pikë, derisa llapjanët janë dy pozita më lart me 33 pikë.
Dy skuadrat janë përballur dy herë mes vete këtë edicion, ku të dyja kanë nga një fitore.
Formacionet zyrtare:
Feronikeli: Smakiqi, Loshi, Malaj, Balde, Thaqi, Hoxha, Dabiqaj, Kojasevic, Milickovic, Maliqi, Simonovski.
Llapi: Nava, Musa, Monin, Krasniqi, Peposhi, Zeqiri, Al.Ramadani, Hoti, Aliu, Sadriu, Hyseni
/Telegrafi/