Feronikeli sonte pret në “Fadil Vokrri”, të Prishtinës, skuadrën nga Serie A, AC Milan.
Ndeshja e shumëpritur miqësore, do të fillojë në ora 20:45, ndërsa gjatë ditës interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm.
Feronikeli ka shkruar për ndeshjen e sotme, duke bërë thirrje që të jenë në numër sa më të madh.
“Skuadra e Milanit tashmë ka arritur në Kosovë dhe po bën përgatitjet e fundit për këtë miqësore të madhe. Është hera e parë që një ekip i këtij kalibri, zhvillon miqësore në Prishtinë”.
“Përveç klubit tonë, kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme edhe për tifozët e Milanit që gjenden në numër të madh në Kosovë”.
“Për të gjitha pyetjet sa i përket biletave, ju lutem të drejtoheni te organizatori i kësaj miqësore të madhe, AS Events”.
“Gjithashtu, sipas organizatorit, bileta ka edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e klubit drenicas. /Telegrafi/