Feronikeli ka fituar me shumë vështirësi 1-0 ndaj Flamurtarit.
Ndeshja nisi mirë për vendasit të cilët qysh në fillim të saj rrezikuan portën e mysafirëve.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i epërsisë për skuadrën e Ismet Munishit.
Ishte mesfushori qendror, Albert Dabiqaj i cili kaloi ‘Tigrat’ në epërsi në minutën e 17-të.
Deri në fund të pjesës së parë dy skuadrat kishin disa gjysmë raste por që portat më mbetën të pa prekura.
Me epërsinë minimale të vendasve 1-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Mysafirët e nisën me gol pjesën e dytë kur realizoi Alban Shillova por që u anulua me pretekst për pozitë jashtë loje.
Feronikeli vazhdoi të sulmoi portën e mysafirëve edhe në pjesën e dytë.
Granit Arifaj kishte rast të mirë pasi kaloi një orë lojë të shënonte por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Disa minuta më vonë sulmuesi afrikan Kone tentoi nga goditja e dënimit por jashtë portës.
Deri në fund të ndeshjes përkundër përpjekjeve nga të dyja skuadrat gola më nuk pati.
E me këtë fitore Feronikeli është ngritur në pozitën e pestë në tabelë me 31 pikë të tubuara.
Ndërkohë Flamurtari mbetet në pozitë të palakmueshme pasi është e 11-ta me 11 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme Feronikeli do të ketë një udhëtim të vështirë pasi përballet me Lirinë në Prizren.
Ndërkohë Flamurtari do të pres kampionin vjeshtor të Kosovës, Llapin në kryeqytet. /Telegrafi/