Telegrafi

Feronikeli rikthehet te fitoret, mposht lehtësisht Flamurtarin

Feronikeli është rikthyer te fitoret pas barazimit javën e kaluar ndaj Dritës.

Skuadra nga Drenasi para adhuruesve të vet ka mposhtur ekipin kryeqytetas Flamurtarin me rezultat të pastër 2-0.

Nikli e nisi më mirë ndeshjen dhe që nga minuta e parë dominonte duke sulmuar portën mysafire.

Goli i parë u arrit në minutën e 17-të, kur Yll Hoxha shënoi me një goditje të fuqishme për 1-0.

Me epërsinë minimale të vendasve u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën Feronikeli shënoi edhe golin e dytë, ku realizues ishte Kastriot Rexha.

Pas kësaj fitore, Feronikeli është ngjitur në pozitën e parë në tabelë me 39 pikë.

Industrialistët do të presin takimin e Prishtinës nesër për të parë nëse do të shpallen kampion vjeshtor. /Telegrafi/