Feronikeli dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Superligën e Kosovës.
Kampionët aktual janë mysafirë të “Industrialistëve” në takimin i cili pritet të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani vjen në këtë ndeshje pas një barazimi dhe një fitore, ndërsa pret të vazhdojë serinë pozitive me tri pikë të radhës.
Në anën tjetër, vendasit kanë pësuar humbje në ndeshjen e fundit dhe gjithashtu presin t’i kthehen rezultateve pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Feronikeli: Smakiqi; Bejta, Pllana, Lladrovci, Kastrati; Maliqi, Shabani; Ahmeti, Prokshi, Elshani; Gashi;
Prishtina: Nika; B.Krasniqi, Bekteshi, Mici; Mankenda, Boshnjaku, Karabeci, Abazi; Krasniqi, Hoti; Kryeziu;
/Telegrafi/