Feronikeli dhe Prishtina do të jenë përballë njëra tjetrës në ndeshjen vendimtare të sezonit.
Kjo ndeshje do ta vendos edhe kampionin e ri të Kosovës, pasi diferenca në pikë është vetëm dy në të mirë të vendasve.
Dy trajnerët, Zekirija Ramadani dhe Mirel Josa kanë publikuar tanimë edhe formacionet zyrtare të ndeshjes.
Feronikeli do të luajë me formacionin e zakonshëm 4-2-3-1, me Kastriot Rexhën në sulm dhe Fazliu, Hoti e Da Silva mbrapa tij.
Në anën tjetër Prishtina si gjithnjë me formacionin 4-3-3, me treshen e sulmit Morina, Mankenda e Khalid.
Formacionet zyrtare:
Feronikeli: Troshupa, Islami, Prekazi, Lladrovci, Hoxha, Dabiqaj, Morina, Da Silva, Hoti, Fazliu Rexha.
Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Dallku, Bashiru, Miftaraj, Arago, Ahmeti, Morina, Mankenda, Khalid. /Telegrafi/