Feronikeli ka arritur t’i sjell në radhët e veta dy futbollistë të rinj si Simon Loshi dhe Kristi Kullaj, të cilën do të jenë ta gatshëm që pas afatit të janarit.
Futbollistët kanë nënshkruar kontratë më FC Feronikelin.
Kristi Kullaj (20) ishte futbollist te skuadra e të rinjve në KSC Lokren, në Belgjikë. Pozicioni i preferuar i Kullaj, është mesfusha ofanzive, i aftë të luajë edhe nga krahët, por edhe në pozitën e mesfushorit qendror.
Skuadrës i bashkohet edhe Simon Loshi i lindur në vitin 2000, i aftë të luajë në të dyja anët e mbrojtjes, në të djathtën e në të majtën, ishte pjesë e grupmoshave të Feynoordit nga ekipa e re, U17, U18 e U 19.
Klubi është i interesuar për të sjellë në skuadër përforcimet e duhura dhe se rritja e këtyre lojtarëve do luajë rol të madh në skuadër, me projektin madhështor, që në krye ka presidentin, Naser Ramaj.
Po ashtu, edhe kryetrajneri, Agim Sopi është shprehur i kënaqur me arritjen e marrëveshjes për t’i pasur në ekipin e tij këta dy futbollistë.
Klubi paralajmëron se do të ketë lëvize të tjera gjatë janarit. /Telegrafi/