Telegrafi

Feronikeli pret Trepçën ’89, formacionet zyrtare

Feronikeli dhe Trepça ’89 do ta luajnë ndeshjen e parë të ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat ‘e gjelbërta’ do të jenë përballë njëra tjetrës në kuadër të xhiros së 15-të në elitën e futbollit kosovar.

Feronikeli në këtë takim vije pas një barazimi në udhëtim te kampioni Drita, ndërsa ‘Minatorët’ pas fitores 4-2 ndaj Besës.

Ndeshja e parë e këtij edicioni mes dy skuadrave e zhvilluar në ‘Riza Lushta’ përfundoi me rezultat të bardhë 0-0.

Shpëtim Idrizi dhe Klodian Duro tanimë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë të rëndësishme.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Pas pak…

Trepça ’89:  Prince, Kacar, Mashau, Berisha, Ard. Muja, Jashari, Nimani, Darwish, Shala, Arb.Muja, Bismark.  /Telegrafi/