Site icon Telegrafi

Feronikeli pret Ferizajn në ndeshjen e fundit të javës së 15-të

Java e 15-të në elitën e futbollit kosovar mbyllet me ndeshjen Feronikeli – Ferizaj.

Skuadra nga Drenasi vije në këtë takim pas humbjes në mesjavë nga Prishtina.

Nikli aktualisht ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 32 pikë katër më pak se Prishtina lidere.

Kësisoj ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani synon të marrë tri pikët për të vazhduar luftën me Prishtinën për pozitën e parë.

Në anën tjetër, Ferizaj vije në këtë takim pas fitores në mesjavë si mysafir i KEK-ut.

Bardh e katërtit të udhëhequr nga Afrim Tovërlani udhëtojnë drejt Drenasit me të vetmin qëllim për të befasuar.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave, Feronikeli kishte triumfuar në Ferizaj me rezultat të pastër 2-0.

Ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas nga ora 13:30, do ta drejtojë gjyqtari Burim Jahmurataj me ndihmësit Imran Kabashi dhe Meriton Berisha. /Telegrafi/

Exit mobile version