Feronikeli ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Ballkani 0-1.
Ndeshja filloi me vendasit që kërkonin golin e epërsisë qysh në minutat e para.
Jetmir Topalli ishte i pari që rrezikoi, por goditjen e tij për mrekulli e ndali Smakiqi i mysafirëve.
Therandasit rrezikuan edhe njëherë me kapitenin Berisha që gjuajti me kokë por vetëm pranë portës.
Në minutën e 26-të, Feronikeli gjeti edhe golin e epërsisë.
Astrit Fazliu harkoi bukur në zonë ndërsa me kokë shënoi Kastriot Rexha për 0-1.
Rexha kishte edhe një mundësi të shënonte në pjesën e parë, por goditja e tij u ndal nga shtylla pingule.
Me epërsinë 0-1 të industrialistëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Ballkani në pjesën e dytë u vërsul drejt portës së mysafirëve duke kërkuar golin e barazimit.
Jetmir Topalli dhe Leart Emini patën raste të mira shënimi, por që nuk ia arritën të shënonin në minutat 50 e 57.
Deri në fund nuk pati ndonjë rast tjetër dhe Feronikeli arkëtoi tri pikë të arta nga ky udhëtim.
Skuadra e Zekirija Ramadanit vazhdon të kryesoj në Superligë me 32 pikë të tubuara pas 14 javëve.
Ndeshjen e radhës Feronikeli do ta luaj në shtëpi përballë Prishtinës, ndeshje e mbetur nga java e 10-të.
Në anën tjetër Ballkani në fundjavën e ardhshme luan në udhëtim te Prishtina. /Telegrafi/