Feronikeli i ka konfirmuar edhe një herë pretendimet për majen e tabelës sezonin e ardhshëm në Superligë duke konfirmuar transferimin e një prej golashënuesve më të mirë, Kastriot Rexha.
Edicionin e kaluar Rexha ishte golashënuesi i dytë më i mirë në Vala Superligën e Kosovës.
Kastriot Rexha e la Dritën e cila do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, për të nënshkruar kështu me Ferronikelin.
Ky është përforcimi i radhës për Ferronikelin pas transferimeve të shumta që ka bërë të disa prej lojtarëve më të mirë edicionin e kaluar në Superligë.
Më parë klubi transferoi Deniz Troshupën, Astrit Vazliun, Artur Maganin, Mevlan Zekën dhe Përparim Islamin.
Feronikeli pritet të jetë një prej skuadrave më serioze për majen e tabelës edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/