Vllaznia e Pozheranit dhe Feronikeli kanë ndarë pikët, pasi kanë barazuar 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Superligës së Kosovës.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë mysafirëve nga Drenasi që krijuan më shumë nga loja.
Fillimisht ishte Mendurimi Hoti (5′), i cili rrezikoi, por goditja e tij e bukur me kokë u ndal nga traversa.
Feronikeli rrezikoi edhe me Yll Hoxhën (32′) dhe Granit Arifajn (39′), por goditjet e të dyve përfunduar jashtë portës.
Vendasit u bënë të gjallë në minutat shtesë të pjesës së parë, por goditja e Elbasan Thaqi shkoi jashtë portës dhe skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, vendasit kishin diçka më shumë nga loja, ku rasti i parë i takoi Almedin Muratit (50′), por goditja i tij nga largësia nuk gjeti kuadratin.
Vllaznia rrezikoi edhe me Terziun (60), por goditja e tij e bukur u prit nga portieri Smakiqi.
Deri në fund të ndeshjes, të dy skuadrat provuan të gjejnë golin e fitores, por pa pasur sukses dhe pas 90 minutave ndeshja përfundoi 0-0.
Pas këtij barazimi, Vllaznia mbetet në pozitën e fundit me 13 pikë, ndërsa Nikli në vendin e katërt me 38 pikë. Në ndeshjen e radhës, pozheranasit luajnë në udhëtim te Gjilani, ndërsa drenicasit e presin Llapin. /Telegrafi/