Feronikeli fitoi si mysafir i Ballkanit me rezultat 1-2 në ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.
Ishin vendasit që u treguan të rrezikshëm në minutat e parë, ata kërkuan golin nëpërmjet Almir Ajzeraj, por ky i fundi nuk u tregua i saktë para portës kundërshtare.
Në minutën e 30-të Mendurim Hoti tundi rrjetën pas harkimit të Mevlan Zekës.
Ishte Feronikeli që shënoi edhe golin e dytë, Mevlan Zeka nuk gaboi në minutë e 49-të. Në vazhdim Ajzeraj tentoi edhe një herë goli, por Deniz Troshupa pret sërish goditjen e tij.
Golin e vetëm për Ballkanin e shënoi Visar Berisha në minutën e 87-të . Ndeshja e kthimit do të luhet në Drenas. /Telegrafi/