Ish-kampioni i Kosovës dy vite më parë, Feronikeli ka rikthyer formën e duhur.
Pas fitores në ditën e hënë ndaj Gjilanit, Feronikeli ka vazhduar me fitore edhe në fundjavë ku mposhti Besën në udhëtim 0-5.
Që nga minutat e para të ndeshjes mysafirët ishin më të mirë në fushë dhe arritën të shënonin edhe golin e parë.
Ishte minuta e 28-të kur Mark Milicaj shënoi golin e epërsisë pas një goditje të fortë për 0-1.
Në minutën e 41-të, Milicaj gjeti edhe njëherë golin por kësaj radhe pas asistimit nga Kreshnik Lushtaku.
Po luhej minuta e fundit e pjesës së parë, kur ish-mesfushori i Besës, Qemajl Elshani shënoi për 0-3.
Me epërsinë prej tre golave të Feronikelit përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe pse pritej reagimi i Besës në pjesën e dytë, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi ‘Nikli’ vazhdoi duke dominuar.
Sulmuesi i mysafirëve, Kreshnik Lushtaku doli përballë portierit vendas Gega në minutën e 61-të dhe e mposhti për 0-4.
Krejt në fund të ndeshjes, Granit Arifaj i mysafirëve shënoi golin përfundimtar për 0-5.
Duhet theksuar se në këtë takim për pejanët u aktivizuan juniorët pasi ekipa e parë është në bojkot.
Pas kësaj fitore, Feronikeli është kthyer në garë për titullin e kampionit, pasi tani zë pozitën e pestë në tabelë me 22 pikë të tubuara, katër më pak se lideri Llapi.
Ndërkohë Besa e Pejës pas kësaj humbje ia ka vështirësuar punët vetës pasi ndodhet në pozitën e 10-të me 13 pikë. /Telegrafi/