Telegrafi

Feronikeli mposht Ferizajn në udhëtim

Feronikeli (Foto: Facebook/KF Feronikeli)

Feronikeli ka regjistruar fitore të rëndësishme në udhëtim te Ferizaj (2-0).

Në takimin e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit, skuadra mysafire e shënoi nga një gol në secilën pjesë për të arkëtuar pikë të plota.

Goli i parë u shënua që në minutën e shtatë të takimit, ndërsa golashënues ishte Astrit Fazliu.

Edhe pse pati disa raste të tjera shënimi, mysafirët shkuan në pushim me epërsi prej vetëm një goli.

Da Silva e shënoi golin e sigurisë në minutën e 66-të dhe me epërsi prej dy golash vizitorët e fituan ndeshjen.

Kjo ishte fitorja e dytë e Feronikelit në këtë fillimsezoni, ndërsa ka regjistruar edhe dy barazime dhe numëron tetë pikë.

Ferizaj e regjistroi fitoren e tretë, ndërsa ka arritur një fitore dhe ka arkëtuar vetëm tri pikë në katër ndeshje. /Telegrafi/