Feronikeli e ka marrë fitoren e parë pas rikthimit të futbollit në Kosovës, pasi ishte ndërprerë shkaku i coronavirusit.
Nikli e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, Van-Dave Harmon i kaloi vendasit në epërsi, pasi shënoi një gol të bukur me kokë.
Pesë minuta më vonë, Mevlan Zeka e dyfishoi epërsinë për Feronikelin, duke u shkëputur bukur në ajër pas një ndërprerje.
Por, kur po përfundonte pjesa e parë, Valmir Azemi në minutën e 45+1 e ngushtoi epërsinë në 2-1, për t’i fituar kështu nën presion vendasit.
Në 45 minutshin e dytë, kampioni në fuqi i Superligës ishte më i kujdesshëm dhe kërkonte hapësira në mbrojtjen mysafire.
E fitoren e Feronikelit e vulosi Lapidar Lladrovci në minutën e 71-të të ndeshjes, me një supergol, e rriti epërsinë dhe këtë gol ia ka dedikuar Përparim Islamit, i cili sot u bë operacion pasi në mesjavë e këputi ligamentin.
Islami i lëndoi rëndë ligamentet e gjurit të këmbës së djathtë në përballjen ndaj Ballkanit në Kupën e Kosovës, mirëpo arriti të përfundonte operacionin me sukses.
Pas javës së 23-të, Feronikeli gjendet në pozitën e pestë me 37 pikë, ndërsa Vushtrria që shkon drejtë rënies nga liga, është në të 11-në me 16 pikë. /Telegrafi/