Telegrafi

Feronikeli luan ndeshjen vendimtare ndaj Llapit për titull, formacionet zyrtare

Foto:(Llapi vs Feronikeli/Facebook - LLapi)

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes kryesore të javës së 32-të në Ipko Superligës e Kosovës në mes të Llapit dhe Feronikelit.

Llapajanët do ta presin skuadrën nga Drenasi në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në ndeshjen që filloi në ora 16:00, e që pritet të ketë një shikueshmëri tejet të lartë.

Llapi tashmë është jashtë garës për titull, pas humbjes që pësoi në xhiron e kaluar nga Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke u mposhtur 1-0.

Feronikeli është lider i Ipko Superligës së Kosovës, derisa ka grumbulluar 74 pikë, por që rivalizohet për titull nga bardheklatërit, që janë pas tyre me vetëm dy pikë diferencë.

Llapi vs Feronikeli:

/Telegrafi/