Telegrafi

Feronikeli kthehet te fitoret, mposht në shtëpi Llapin me super golin e Yll Hoxhës

Pas shtatë ndeshjeve Feronikeli është kthyer te fitorja, duke e mposhtur Llapin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” me rezultat 1-0.

Fillimi i ndeshje ishte me disa gjysmë raste për Llapin që rrezikoi me Mentor Zhdrellën dhe Elvis Prençin por pa sukses.

Feronikeli u kthye ne lojë me disa raste, ku Mendurim Hoti ishte ai që dilte më shpesh në rast.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Yll Hoxha që goditi shtyllën nga një kënd shumë i vështirë.

Lla[pi në pjesën e parë tentoi me Arbnor Ramadanin, por goditja e tij shkoi në duart e portierit Ilir Avdyli.

Me të filluar pjesa e dytë Feronikeli gjeti golin. Zhvillohej minuta e 53-të kur Yll Hoxha me një goditja dënimi nga larg shënoi për 1-0.

Rastin më të mirë për Llapin e kishte Ahmed Januzi, por nuk arriti të shënojë.

Në fund të ndeshjes gjyqtari Genc Nuza, përjashtoi me karton të kuq trajneri Tahir Batatina.

Feronikeli mori fitore pas shtatë xhirosh, ndërsa tani ka 10 pikë. Llapi mbetet i parafundit me pesë pikë. /Telegrafi/