Feronikeli ka përmbyllur edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes së të martës mbrëma ndaj The New Saints (TNS).
Skuadra nga Drenasi është dukur në formë të mirë dhe e çlodhur nga udhëtimi në shtetin e Uellsit, duke performuar me intensitet të lartë në stërvitjet e sotme.
Atmosferë e mirë qëndron edhe në shtabin teknik, përveç asaj te futbollistët.
Të martën, me fillim prej orës 20:00, në kohën lokale të Kosovës, fillon takimi mes The Neë Saints dhe Feronikeli.
Kujtojmë që kjo xhiro e UEFA Ligës së Kampionëve luhet me dy ndeshje, prandaj rezultati i takimit të parë është tejet i rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në Prishtinë. /Telegrafi/