Feronikeli ka pësuar humbjen më befasuese javën e kaluar, kur para adhuruesve të veta pësoi nga Ferizaj 1-2.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani në javën e 28-të përballet me KEK-un në udhëtim.
Industrialistët udhëtojnë drejt Obiliqit me të vetmin qëllim për t’i marrë tri pikët dhe për tu rikthyer në pozitën e parë në tabelë.
Ndërkohë KEK-u që tanimë ka rënë edhe zyrtarisht nga elita e futbollit kosovar do të kërkojë të bëjë befasi.
Ndeshje interesant ditën e sotme në Ipko Superligën e Kosovës zhvillohet edhe në qytetin e Gjilanit.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita do të jetë nikoqir i Trepçës ’89.
Bardhekaltërtit që veçse e kanë siguruar qëndrimin në elitë dhe nuk rrezikojnë as me barazh synojnë të rikthehen te fitorja pas dy barazimeve radhazi.
Në anën tjetër, Trepça ’89 ende nuk është e qetë dhe kërkon pikë nga ky udhëtim në Gjilan. /Telegrafi/