Telegrafi

Feronikeli kërkon pikët e plota, Fushë Kosova për fitoren e parë – formacionet zyrtare

Feronikeli ’74 do të jetë nikoqir i Fushë Kosovës në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Dy skuadrat nuk e kanë nisur mirë këtë edicion dhe aktualisht janë në pozitat e fundit në tabelë.

Pas barazimit në udhëtim te Dukagjini, Feronikeli ’74 kërkon të rikthehet te fitorja.

Në anën tjetër Fushë Kosova janë të motivuar pas barazimit dramatik ndaj Prishtinës dhe synon të marrë fitoren e parë këtë edicion.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli ’74: Bujupi, Shabani, Musa, Haliti, Zoungrana, Cervadiku, Bruqi, Berisha, Bardhoku, Rrahmani, Avdyli.

Fushë Kosova: Rugji, Kutllovci, Thaqi, Hajdari, Statovci, Rapuc, Ivkic, Lawal, Ajdini, Krasniqi, Hajdari.

/Telegrafi/