Skuadra nga Drenasi ka përfunduar një sezon jo të mirë dhe drejtuesit e tyre kanë filluar punën për përforcimin e ekipit për sezonin e ri.
Kështu, gjatë ditës së mërkurë ata kane zyrtarizuar tri transferime të mëdha që kanë bagazh të madh në Superligen e Kosovës.
‘Industrialistët’ kanë përforcuar mbrojtjen më afrimin e Përparim Islamit dhe Lapidar Lladrovcit, të cilët në sezonin e fundit kanë luajtur te Trepça 89.
Në fazën e sulmit, Feronikeli ka arritur marrëveshjen me Mevlan Zeken e Lirisë, i cili edhe në të kaluarën ka veshur fanellën e niklit.
Drejtuesit e Feronikelit gjithashtu janë përkujdesur edhe për rinovimin e kontratave të futbollistëve kryesorë.
Ata kanë blinduar mbrojtësit Astrit Thaqin, Lulzim Doshlakun e Arbër Prekazin, ndërsa në mesfushë e sulm kanë rinovuar me Argjend Bardhin e Mendurim Hotin.
Nikli pritet të bëjë edhe transferime të reja gjatë javëve në vijim pasi qëllimi kryesor është kthimi i titullit ne Drenas. /Telegrafi/