Me fitoren e Feronikelit në finale të Kupës së Kosovë ndaj Trepçës ’89 (5-1), Prishtina do të luajë në Ligën e Evropës si nënkampione e Kosovës.
Rrjedhimisht, kryeqytetasve do t’u takojnë paratë e UEFA-së. Kësisoj, Prishtina që në start do të përfitojë 200 mijë euro nga shtëpia e futbollit evropian.
Ndërkohë, për çdo raund të kaluar, Prishtina do të pasurohet tutje për t’i mbushur arkat.
Feronikeli si fitues i Kupës shpërblehet me 30 mijë euro nga sponsori i kësaj gare, DigitAlb.
Kjo është hera e tretë që Prishtina do të luajë në Evropë, tri herë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/